Flash News

KRYESORE

Lushnje/Aksidenti fatal merr jetën këmbësorit 83 vjeçar

Lushnje/Aksidenti fatal merr jetën këmbësorit 83 vjeçar

Tjetër aksident fatal në Shqipëri. Dje në Lushnje nje aksident i ka marrë jetën këmbësorit 83-vjeçar. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë Fuat Zoto, 59 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri“ Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 14.08.201, ora 07:55, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i Plugut" ka aksidentuar shtetasin A.H, 83 vjeç i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes ditën e sjeshme rreth orës 18:00. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parshikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Të fundit