Flash News

KRYESORE

Lyen me bojë Ambasadën e SHBA-ve në Greqi, arrestohen pjestarët e organizatës anarkiste “Rubicon"

Lyen me bojë Ambasadën e SHBA-ve në Greqi, arrestohen

Dy anarkistë grekë janë vënë në pranga të policisë pasi lyen me bojë të kuqe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Athinë.

Ministria e Jashtme greke e dënoi sulmin, duke thënë se ai cënon marrëdhëniet e hershme miqësore mes dy vendeve dhe lidhjet strategjike mes Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Tetë pjesëtarë të tjerë të organizatës anarkiste “Rubicon” u ndaluan pas incidentit, por u lanë sërish të lirë nga policia. Grupi “Rubicon” i konsideron ndërhyrjet e Uashingtonit në një numër rajonesh, përfshirë edhe Ballkanin, si imperializëm.

Kujtojmë që “Rubicon” ka kryer disa akte të ngjashme mbi ambasada, banka dhe godina publike vitet e fundit, duke shkaktuar dëme materiale, por jo lëndime.

Sipas mediave greke, grupi planifikon t’iu bashkohet më 17 janar, një numri organizatash të tjera anarkiste në një tubim në Romë.

Të fundit