Flash News

KRYESORE

Macron dhe Le Pen përballje vendimtare para mijëra qytetarëve

Macron dhe Le Pen përballje vendimtare para mijëra qytetarëve

Njëri është kandidat i qendrës dhe proevropian, ndërsa pala tjetër kandidate e ekstremit të djathtë, antieuro dhe antimigrant.

Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, dy kandidatë për presidencialet franceze mjaft të kundërt në qëndrime do të përballen sot në mbrëmje në një debat vendimtar televiziv, katër ditë nga votimi.

Të mbledhur për të bindur elektoratin e pavendosur dhe atë abstenues për të fituar zgjedhjet e së dielës, të dy finalistët premtojnë një duel të hekurt në orën 19:00 GMT, përpara miliona telespektatorëve.

Pas 10 ditë fushate armiqësore mes dy raundeve presidenciale, Emmanuel Macron kryeson në sondazhe, me gati 60 për qind të votave, por hendeku shfaqet mjaft i ngushtë me Le Pen, një kandidate mjaft luftarake.

Të fundit