Flash News

KRYESORE

Macron dhe Trump: Kërkohet zbatim i menjëhershëm i armëpushimit në Siri

Macron dhe Trump: Kërkohet zbatim i menjëhershëm i

Presidenti francez Emanuel Macron dhe presidenti i SHBA Donald Trump, kamë rënë dakord gjatë një bisede telefonike për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës së OKB-së për vendosjen e një armëpushimi në Siri.

Sipas zyrës së presidentit të francës, duke iu referuar përballjes së bombardimeve të vazhdueshme, pa dallim edhe të civilëve, veçanërisht në Gutën Lindore, dy liderët e cilësuan si të nevojshëm angazhimin e Rusisë për të ushtruar me vendosmëri një presion maksimal ndaj Damaskut dhe për të përmbushur rezolutën për armëpushimin.

Në Gutën Lindore janë vrarë të paktën 674 civilë gjatë 12 ditëve të fundit, sipas një raportimi të organizatës për mbrojtjen civile, në zonat e kontrolluara nga opozita në Siri.

Të fundit