Macron: Duhet më shumë investime në teknologji për të ngadalësuar ngrohjen globale

Udhëheqësit e botës, të fondeve e investimeve dhe të atyre të energjisë, janë shprehur dje në Samitin e Ndryshimeve Klimatike në Paris, se do të investojnë më shumë para për të aplikuar teknologji të reja dhe ngadalësuar ngrohjen globale.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shpreh se jemi duke e humbur betejën me ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike.

“Ne nuk po përparojmë mjaftueshëm shpejt. Duhet të lëvizim të gjithë, sepse të gjithë do të japim llogari”, theksoi presidenti francez para 127 krerëve të shteteve në  Samitin me temë “Një Planet”.