Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Macron i shqetësuar për Ballkanin: Po shkon drejt Turqisë dhe Rusisë
Presidentit francez Emmanuel Macron, teksa foli para Parlamentit Europian në Strasburg, lëshoi apel për të mos i lënë vendet e Ballkanit Perëndimor që të shkojnë kah Turqia apo Rusia.
“Rreziku gjeopolitik me të cilin përballemi është rrëshqitja e shteteve të Ballkanit Perëndimor kah Rusia ose Turqia. Unë nuk dua që këto vende të kthejnë drejtimin e tyre kah këto shtete”, tha Macron.
Ai e përshkroi situatën politike të BE-së me nota të zymta.
“Duket se Evropa po kalon në një lloj lufte civile”, tha kreu i Elizesë, që më pas vuri theksin tek revanshi i euroskeptikëve që kanë fituar në Itali dhe Hungari.
“Kombet nuk janë duke u larguar nga Bashkimi Evropian, por udhëheqësit e tyre. Ata që tregtojnë me frikë dhe populizëm duan të kthehen në nacionalizëm. Kjo është një recetë nga e kaluara”, tha ai.
Macron bëri thirrje për rithemelimin e një tjetër Europe në erën e rë të ndryshimeve.
“Në kohën e ndryshimeve dhe transformimeve të mëdha, revolucionit dixhital, ndryshimeve klimatike … ne jemi të ftuar të shqyrtojmë themelet e shoqërisë sonë. Ne duhet të ndërtojmë një sovranitet të ri evropian i cili do t’u tregojë qytetarëve tanë se jemi të aftë për t’i mbrojtur dhe plotësuar kërkesat e tyre”, theksoi më tej presidenti francez.