Flash News

KRYESORE

Macron letër Nishanit: Kam besim në mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar reformat

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, ku ka shprehur besimin në mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat duke më dërguar urimet tuaja me rastin e  zgjedhjes sime si President i Francës. Duke më zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes”, theksohet në mesazhin e Macron.

Presidenti francez shprehet se “më lejoni të vlerësoj punën e kryer gjatë mandatit tuaj në dobi të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Vendi juaj ka bërë përparime të rëndësishme, veçanërisht në fushën e reformës së drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Unë kam besim në mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat”.

” Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet e përzemërta, ju lutem të besoni Zoti President në shprehjen e konsideratës sime shumë të lartë”, përfundon mesazhi i presidentit Macron.

 

 

 

Të fundit