Flash News

KRYESORE

Macron: Mbështesim integritetin e Irakut. Erdogan: Ju, SHBA dhe Izraeli kërkoni shkatërrimin e rajonit

Macron: Mbështesim integritetin e Irakut. Erdogan: Ju, SHBA dhe Izraeli

Kryeministri i Francës, Emmanuel Macron ka pritur në pallatin ‘Elize’ homologun e Irakut, Hajdar el-Ibadi, të cilit i ka garantuar mbështetjen franceze kundër shtetit që kërkohet të krijohet nga kurdët. Macron ka theksuar se Franca “mbështet integritetin territorial dhe një Irak të fortë”.

Por, një ditë më parë, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan akuzoi Francën, SHBA-në dhe Izraelin se fshihen pas krijimit të shtetit të Kurdistanit dhe shkatërrimit të gjithë rajonit.

Gjatë takimit me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Seyyed Ali Khamenei, Erdogan kërkoi një aleancë të fuqishme Anakara-Teheran-Bagdad kundër Kurdistanit dhe shteteve që i mbështesin, duke akuzuar SHBA-në se po kërkon të krijojë një Izrael të ri në Lindjen e Mesme.

Të fundit