Flash News

KRYESORE

Macron njofton një plan veprimi konkret antiterrorist me Londrën

Macron njofton një plan veprimi konkret antiterrorist me Londrën

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca dhe Britania e Madhe kishin vendosur të ndërmerrnin një plan veprimi shumë konkret për riforcimin e luftës antiterroriste, disa ditë pas atentateve të Londrës dhe Mançesterit.

“Ne kemi vendosur së bashku të shkojmë më larg duke punuar që prej disa ditësh për një plan veprimi shumë konkret”, deklaroi presidenti francez përkrah kryeministres britanike Theresa May në Paris.

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi gjithashtu se porta ishte gjithmonë e hapur që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Evropian për aq kohë sa negociatat për Brexit nuk kanë përfunduar, por pas fillimit është e vështirë për t’u kthyer pas.

Ndërkohë, kryeministrja britanike, Theresa May theksoi në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin francez se negociatat për Brexit do të fillojnë me BE-në javën e ardhshme.

“Kalendari për negociatat për Brexit është mbajtur dhe ato do të fillojë javën e ardhshme”, deklaroi ajo në Elysee.

Të fundit