Macron nuk meriton të bëhet dashi i kurbanit

Nga Luca J Uberti*

Financial Times u bashkua me korin e liderëve të BE duke hedhur baltë mbi Emmanuel Macron për veton ndaj fillimit të bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (“Vetoja e pranimit e Macron në BE është një gabim historik”, editorial, 21 tetor).  Presidenti francez, i cili ka theksuar nevojën që BE të reformojë veten pêrpara se të zgjerohet me anëtarë të rinj, nuk meriton të bëhet një dash kurbani.

Danimarka dhe Hollanda ishin, gjithashtu, kundër ofertës së Shqipërisë.  Në qershor, Hollanda shkoi aq larg sa i kërkoi Komisionit Evropian të ndalojë lëvizjen pa viza për shqiptarët në zonën Shengen.

Edhe drita e gjelbër e Gjermanisë për Shqipërinë ishte e premtuar në një listë marramendëse me nëntë kushte, të cilat do t’i merrnin vite të tëra për t’u përmbushur vendit me shumë peripeci të Ballkanit.

Nëse qëllimi në samitin e BE-së ishte që të bënte më shumë sesa të sinjalizonte një perspektivë të largët pranimi “Po-ja” e kushtëzuar e Gjermanisë nuk ishte më e mirë se “Jo-ja” e Makronit.

Ju, me të drejtë, vini re se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “kanë bërë përpjekje të mëdha” për të arritur këtu.  Megjithatë, hulumtimet e fundit sugjerojnë që zbatimi formal i kishteve të pranimit në BE ka ecur krah për krah me rënien e standardeve demokratike.

Në mënyrë të pritshme, populistat europianë të të gjithë flamujve, nga Matteo Salvini tek Viktor Orban, janë tani kampionë politikë më të patundur të zgjerimit.

Evropianistët me qëllime të mira, duhet t’i kushtojnë vëmendje thirrjes së zotit Makron për një rishikim të thellë të kushteve të pranimit në BE.

Është thelbësore që politikat e zgjerimit duhet të forcohen me një theks shumë më të madh tek zhvillimi ekonomik: nëse të ardhurat për frymë në Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut nuk rriten, të paktën në nivelin e Bullgarisë, ekonomisë më të varfër të BE-së, nuk ka gjasa që këto dy vende të  të jenë në gjendje të realizojnë ndonjëherë aspiratat e tyre evropiane.

*Luca J Uberti/Alexander Nash Fellow, Qendra për Studime Krahasuese të Ekonomive në Zhvillim, Shkolla e Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore, Kolegji Universitar London, UK