All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Macron pret Putin në Versajë, test i rëndësishëm diplomatik

Macron pret Putin në Versajë, test i rëndësishëm
All - Paragraf - 1

Presidenti i ri francez, Emmanuel Macron pret sot homologun rus, në kështjellën e Versajës, një test diplomatik i rëndësishëm që do të jetë rasti për të diskutuar për çështjet konfliktuale mes Parisit dhe Moskës, nga Siria në Ukrainë dhe në përpjekje për të kapërcyer mosbesimin reciprok.

All - Paragraf - 3

Preteksti i këtij takimi ka qenë një ekspozitë mbi vizitën historike të zhvilluar në vitin 1717 nga cari Pierre le Grand në Francë, rreth 300 vjet më parë.

Ngjarja ishte shënuar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Ideja është të nënvizojmë, nëpërmjet një vizite të përbashkët në ekspozitë, jetëgjatësinë dhe thellësinë e lidhjeve mes dy vendeve”, theksoi Elyse.

Në një mesazh përshëndetës për homologun francez pas zgjedhjes më 7 maj, Vladimir Putin i kishte kërkuar të kapërcenin mosbesimin e përbashkët.

Të fundit