Flash News

KRYESORE

Macron pret Putinin në Versajë

Macron pret Putinin në Versajë

Presidenti francez, Emmanuel Macron priti sot homologun e tij rus, Vladimir Putin, në kështjellën e Versajës në takimin e tyre të parë që do të përqëndrohet në një seri çështjesh, kryesisht atë siriane dhe ukrainase.

Pas një shtrëngimi dore të ngrohtë në oborrin e kështjellës, dy krerët e shtetit hynë në një prej salloneve të Versajës për të zhvilluar një mbledhje para se të zhvillojnë një drekë pune dhe një konferencë për shtyp.

Arsyeja e kësaj vizite është një ekspozitë mbi vizitën historike të zhvilluar në vitin 1717 nga Pjetri i Madh në Francë, me rastin e 300-vjetorit. Kjo ngjarje vendosi edhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Ndërsa në mesazhin e tij të urimit për homologun e tij të ri frnacez, një ditë pas zgjedhjes më 7 maj, Vladimir Putin i kishte kërkuar që të tejkalohej mosbesimi mes palëve.

Të fundit