Flash News

KRYESORE

Macron-Putinit: Qasja humanitare të garantohet sa më shpejt, njerëzit janë në ankth

Macron-Putinit: Qasja humanitare të garantohet sa më shpejt,

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që Kremlini të përdorë influencën e tij për të lejuar krijimin e korridoreve të ndihmës humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Kërkesa e tij u bë gjatë një bisede telefonike të premten.

“Qasja humanitare duhet të garantohet sa më shpejt që është e mundur, veçanërisht në Ghouta Lindore ku qindra mijëra njerëz janë në ankth të madh”, tha zyra e Macron në një deklaratë.

Rusia, Irani dhe Turqia ishin në bisedime për të krijuar, organizuar dhe koordinuar të paktën katër zona “të lira” në Siri.

Por ndihma humanitare, e cila është subjekt i autorizimit nga autoritetet siriane, po has vështirësi në arritjen e kësaj zone.

Rajoni qw nga viti 2011 është një nga fortesat e fundit të rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Të fundit