Flash News

KRYESORE

Macron tregon pse dështuan bisedimet për zgjerim: Fillimisht duhet të finalizojmë reformat tona

Macron tregon pse dështuan bisedimet për zgjerim: Fillimisht duhet

Presidenti i Francës Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp ka sqaruar arsyet pse nuk u arrit një marrëveshje për zgjerimin e BE nga samiti dyditor. Macron theksoi se fillimisht Bashkimit Europian i duhet të zgjidhë problemet e brendshme, finalizim të reformave dhe pastaj të merret me idenë e zgjerimit.

“Duhet të besoj për një Europë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Të gjitha këto reforma janë në kuadër të vendit të tyre.Ne në fakt e pranojmë që është bërë progres por jo ende progresi i duhur. Shqipëria ka probleme me emigrimin.

BE ka disa probleme të brendshme në fakt. Para zgjerimit  BE ka nevojë për reformim të brendshëm. Ne na duhet të finalizojmë reformat tona.

Nëse do të vijojmë me reformat tona atëherë do të vazhdojmë me procesin e zgjerimit. Pasi nuk mjafton vetëm hapja e dyerve të tyre. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende që duhet të bëhen pjesë e BE”-tha Macron.

Të fundit