Flash News

KRYESORE

Macron vs Le Pen, presidencialet franceze në ditën e fundit të fushatës

Macron vs Le Pen, presidencialet franceze në ditën e fundit të

Dy kandidatët që po luftojnë për të parin e Francës janë duke bërë goditjet finale në ditën e fundit të fushatës para së dielës që do të masë me votë fituesin e këtyre presidencialeve.

Emmanuel Macron i cili udhëheq binshëm sondazhet ndodhet sot është në qytetin e Rodez.

Ndërsa rivalja e tij Marine Le Pen, është gjuajtur me vezë ndërsa ishte duke zhvilluar fushatën e saj në Brittany një ditë më parë.

Macron është akuzuar se ka një llogari false në një bankë në Karaibe të cilën e ka mohur, madje ka ngritur edhe padi për shpifje.

Ai ka mohuar akuzat që janë përmendur nga Le Pen në debatin e fundit mes tyre në televizion.

Në një matje të opinionit nga Instituti Francez Odoxa, zgjedhjet e së dielës do të kenë pjesëmarrjen më të vogël që prej vitit 1969.

Kjo për arsye se të majtët pritet të mos dalin në votime.

Ndërsa, në dy sondazhe të tjera të bërë nga Elabe për MFMTV dhe L’Express, Macron kryeson me 62 % ndërsa Le Pen ka 38% raporton ‘Reuters’.

Macron është përkrahur edhe nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Obama tha se Macron përfaqëson “vlera liberale” dhe se “përfaqëson shpresën e njerëzve dhe jo frikën e tyre”.

Të fundit