Flash News

KRYESORE

Macron zbeh shpresat për Shqipërinë në Sofje: Mendimi për zgjerimin e BE, ka dobësuar Evropën

Macron zbeh shpresat për Shqipërinë në Sofje: Mendimi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në samitin e ditës së sotme të mbajtur në Sofje, ku merr pjesë edhe Edi Rama, është shprehur se  mendimi për zgjerim e ka dobësuar Evropën.

Komentet e Macron vijnë si një zhgënjim në mënyrë të veçantë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat shpresojnë për një sinjal pozitiv në BE muajin e ardhshëm.

Ai gjithashtu ka theksuar se se nuk është për zgjerimin para se në BE të bëhet një reformë reale, por mbështet Ballkanin të ecë përpara drejt BE-së.

“Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që ne bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit. Unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi”, ka thënë Macron për gazetarët në samitin e Sofies.

Ai gjithashtu deklaroi se është në favor të lëvizjes drejt zgjerimit, por më parë duhet gjithë siguria e nevojshme për të lejuar një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Evropian.

Të fundit