Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
Dy ditë para 30 Qershorit 2013, "Le Courrier des Balkans”(Korrieri i Ballkanit), i kërkon një intervistë Edi Ramës të sapozgjedhur kryeministër. Intervista u përcoll me titullin: “Shqipëria: Edi Rama, Kryeministri dhe Vdekja." Edhe me leximin ma empirik, sidoqë kishte "miell" për të gjitha disiplinat, evidentoheshin dy spikatje: E para se intervista në vend të pesë minutave, siç qe planizuar, zgjati dymbëdhjetë herë më shumë. Ndonëse për të qënë "politikisht korrekt", duhet nënvizuar se asnjëri nga intervistuesit qoftë (Filipi) Bertinchamps, ashtu Gjini (-Arnault Derens) s'ishin ankuar me ndonjë lokucion si: "S’të lë, s'ke ç'i bën." Apo "interesont ky tipi...!" Evidentimi i dytë ishte: Si dhe pse u ndërkall vdekja qysh në titull në këtë radhojë sostantivësh të rëndësishëm; "Shqipëria, Edi Rama, Kryeministri dhe, ajo e tmerrshmja... Prite zot! Me intuitë çdo lexues mendoj se ka kërkuar ta evitojë ose zevendësojë fjalën e "keqe" që kish nyjëtuar neo-kryeministri i atëhershëm nga frika, me një fjalë më të butë. Psh me fjalën Zero. Dhe shkonte. Dmth rrinte, siç thoshte Sokrati i Madh për epistemet e tij. Edhe gramatikisht, zeroja do të rrinte me homogjenet e rendit në raporte cilësore, saktësisht kallzuesore, njësoj si fjala e tmerrshme. Pavarësisht se rezultati i kumtit do të dilte jo më pak i tmerrshëm; Shqipëria-zero, Edrama-zero, Kryeministri-zero.
* * *
Hiçi ose Zeroja, i pari në listën e numrave të plotë, është i fundit që ka mbërritur në skenën e numrave racionalë. Njerëzimi kishte bërë kaq shumë llogari aspak të vështira aritmetike, kishte zgjidhur ekuacione algjebrike dhe teorema të komplikuara gjeometrike, përpara se indianët dhe Mayat të fusnin në matematikë konceptin e hiçit, heshtjen, terrin, mosqënjen ose boshin. Por në fusha e disiplina të tjera me sfumatura të ndryshme, nocioni i zeros ishte përdorur shumë më përpara. Psh goja e hapur tek Teogonia e Hesiodit që i jep emrin Kaos, (shqip humnerë e zeze) 700 vjet p.K. "Kush je ti, pyeti Polifemi. -Askushi- u përgjigj Udhësi. Quhem askushi. Jam askushi...(Homeri, "Odisea").
Po kështu metafora e hiçit shfaqet kur flasim për dikë a diçka që mungon, nuk ekziston, ose nuk do të mbërrijë kurrë; "duke pritur Godot" të Samuel Becket. (Mendo duke pritur shtetin "që duam" sa shekuj kaluan). Apo duke pritur akuzën që të ndodhë te "Proçesi" (Kafka). Dhe mundimet prej Krishti të Josef K. nga akuza-zero efektet e së cilës janë tragjike. Tek ekonomisti Adam Smith, hasim entitetin e "dorës së padukshme" si rregullator teologjik që s'i bindet askujt, por i ndreq të gjitha. Pra kapitali, ndonëse për dy realitetet e tjera sociale, borgjezia e klasa e punës, kjo dorë duhet mbajtur nën kontroll. Zeron e gjejmë gjithashtu te metafora e hijes, që del nga qenia, dhe merr një identitet të vetin, "Peter Pan," apo Casella i Alighierit.
Realizmi magjik është plot me zero-entitete, që shpesh krijojnë efekte tronditëse. Edhe vaginën elizabetianët e anatemuan derisa eufemuan në asgjë/ja, nga e cila mendohet se rrjedh dhe një nga titujt e mëdhenj të tragjedise botërore të Shekspirit "shumë zhurmë për asgjë(në)". Në muzikë, tek Bitëllsat "No-ëhere- man".
Sidoqofte një nga metaforat më të njohura me zero, është Nihilizmi, term i prurë nga Ivan Turgenievi. "Etër e bij" (1862) e vazhduar me tej nga Dostojevski si shprehja me e kulluar artistike në romanet e tij filozofike, "Krim e ndeshkim", "Djajtë" apo "Vëllezërit Karamazov", etj. Në shek XX janë "Breznitë e humbura" të Xhon Stejn, "Rinia e djegur" e Xheims Dean, "Ekzistencializmi" i Sartrit, apo "I huaj" i Kamy që kulmon te Niçe, i cili profetizon, sikur të ishte nështetas i sundimit rilindas. "Te gjitha vlerat do të zhvlerësohen..., mungon qëllimi, mungojnë përse-të...".
Në fizikë "hiçi" mund të konsiderohet në dy kuptime komplementare; negativisht, si mungesë materie, e pozitivisht si prezencë e boshit. Fizika moderne ka shkuar me tej. Duke futur konceptin e boshit energjetik, me përkufizimin se boshi është gjendje e energjisë minimale të një hapësire. Paul Dirac, imagjinoi boshin kuantistik si një det antielektronesh me të njëjten masë të elektroneve, po me ngarkesë të kundërt. Kjo thërrmijë e quajtur më vonë pozitron, e shtyn idenë tonë deri te takimi i fizikës me metafizikën parmenidiane. Zeroja ka lindur si mohim në teoritë e mendimit filozofik.
Në matematikë ka dhe bashkësi boshe që korrelohen, vetanake ose prerëse. Por që në momentin e hyrjes në rendin e numrave, kjo mori vlera të pallogaritshme. Mjafton të mos shpërfillim software-in e sotëm ose njërin nga binarët "01", që po bën çudira nga më të pa imagjinuarat. Boll qé ky të integrohet në një makinë "hardware" me të cilin nuk ka asnjë lidhje përjashtuar habitatin teknik. Ismail Kadare në Vepra IX, duke folur për shkrimtarin Flober, thotë se Flober i pakënaqur me veprën e tij, ëndërronte të shkruante kryeveprën "Për asgjë". Le të mendojmë për pak paradoksin sesi asgjë-ja mund të shkruajë politikë...
* * *
Pyetjes së fundit "keni 15 vjet në politikë (sot në vitin e 22-të), neo-kryeministri i atëhershëm i përgjigjet mes të tjerash "...kam një problem me vdekjen dhe me historinë...bëj politikë për të luftuar idenë e asaj, pra zeros...” ndërsa këtë makth, i intervistuari kërkon t'ja asociojë sportistit të paafirmuar kurrë, dmth sportistit pa talent. Ashtu dhe artistit mediokër po me të njëjtin talent. Pra Zero. Nuk e di, po Jean dhe Phelippe, pra, Gjini e Filipi (emra malokësh, këta dreqër) para gjashtë vitesh mbasi e patën rrëmuar mirë inkonshion e neoKryeministrit na lanë një shkrim kontribuent e profetik në "Res-publiken" e tyre, që mund ta shpëtonte Re(s)publikën tonë nga rrënimi në "Res-privata". Mjaft t'ja këndonim tri herë në ditë para e pas buke artikullin, në vend të "vizave" që merr. Bashkë me artikullin edhe "psalmin" e atit të ekzistencializmit Kirkergard, "...mo ki frikë nga vdekja, mbasi gjatë jetës biologjike e ke bërë atë, sa herë ke ndërrmarë veprime përtej stofit tënd."
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38