Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Madhështia e Marrëzisë” ose pse studentët duhet të vazhdojnë të protestojnë
Osman Stafa
Për herë të dytë që pas viteve ’90, studentët në Shqipëri janë fjala e parë e shoqërisë. Mediat e opinioni publik, prej 3 ditësh po pasqyrojnë protestat e tyre. Përtej retorikave me llogari kryesisht politike, për numrin e pjesëmarrësve, fakt është se në rrugët e Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera, janë me mijëra, për të mos thënë dhjetëra-mijëra të rinj, që kërkojnë as më shumë e as më pak, por të drejta që i meritojnë. Le të matet qoftë me kënde reduktuese kamerash, qoftë me syze këshilltarësh, qoftë me teleskop denigrues, por ajo çfarë ndjehet është se këta studentë po gjejnë mbështetje nga mijëra hallemëdhenj të tjerë, të cilët, ndoshta tuten për t’iu bashkuar në protestë.
E pra, këta mijëra studentë në të gjithë vendin po protestojnë për tarifat e larta të shkollimit që duhet të paguajnë, si dhe për një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili i detyron ata të paguajnë për çdo provim të mbartur.
Ministria e Arsimit, duke parë seriozitetin e studentëve në protestë dhe vendosmërinë e tyre, e shfuqizoi VKM-në. Tërheqja nga vendimi i ministres Nikolla është një shenjë që protesta po e arrin qëllimin e saj. Po ashtu edhe Kryeministri i vendit, politika e të cilit në vitin 2014 rriti tarifat e studentëve, (pra tarifat e sotme i kemi peshqesh prej tij) del dhe publikon në Facebook një status ku thotë se ka nisur një investim masiv për godinat e studentëve. Z. Kryeministër, këta studentë po protestojnë për situatën aktuale të konvikteve, ku nuk ka dushe funksionalë, edhe nëse ka, janë me orare, kaloriferët nuk punojnë, lagështia mbizotëron në çdo vend dhe jo për projektet tuaja në të ardhmen. Po protestojnë për tarifat e larta.
Por, a kanë të drejtë studentët që protestojnë?
Që prej kohës që tarifat e shkollimit u rritën (2014), paratë e mbledhura nga studentët, ku shkuan? Kjo rritje e tarifave a e justifikon shërbimin që marrin ata? Pra, kur tarifat ishin më të ulëta, çfarë ndryshoi në sistem që ato u rritën? Dhe që prej vitit 2014 bëhen 4 vite që kanë hyrë në fuqi tarifat e larta, ku kanë shkuar këto parë të studentëve? A është bërë ndonjë investim? Nëse po, ku? A kanë sot studentët në universitete laboratorë? A kanë ambiente ku të zhvillojnë në praktikë dijet që marrin në mësim? A kanë biblioteka?
A është rritur ekonomia shqiptare që prindërit të mund të përballojnë tarifat e larta të shkollimit të fëmijëve të tyre?
Të gjithë e pranojmë që familjet shqiptare po kalojnë një periudhë shumë të vështirë ekonomike. Shumë janë të papunë, në disa familje punon vetëm kryefamiljari, në disa të tjera vëllai jashtë Shqipërisë. Tarifës së shkollimit shtoji këtu edhe tarifën e jetesës në Tiranë, si qeranë, ujin, dritat, ushqimin, librat, rrobat dhe kjo pastaj kthehet në një mision të pamundur për prindërit.
Madje, studentë të caktuar më pohuan se prindërit e tyre i kishin marrë në telefon, për t’i thënë “protestoni, por në kamera mos u dukni, sepse ju njohin dhe na hapin probleme në punë”. Frika, kjo është ajo çfarë po e mban këtë popull urtë. Po jo studentët, që sot më shumë se kurrë kanë në dorë shumë gjëra, jo vetëm në pjesën e arsimimit por edhe të së ardhmes të këtij vendi.
Pse studentët nuk duhet të ndalen?
Studentët sot kanë një mijë arsye për të protestuar.
Kjo protestë nuk duhet të ndalet, por duhet të vazhdojë më tej. Studentët duhet të kërkojnë nga ministria “vetting” për pedagogët. Personalisht di pafund histori të pedagogve që përpara auditoreve, përpara studentëve kërkojnë lekë për provimet. Dhe kjo situatë është tepër e rënduar në Elbasan, Korçë e Vlorë. Madje, atje studentët detyrohen të mos shkojnë në universitet por në punë të ndryshme, me qëllim që të mbledhin paratë dhe të paguajnë provimet, sepse pedagogët këtë u kërkojnë. Edhe kur kërkon rivlerësim të fletës së provimit, ke presion pafund nga pedagogu.
Duhet të ngrihet një grup i posaçëm nga Ministria e Arsimit, për kontrolle të vazhdueshme mbi njohuritë e pedagogëve, për diplomat e tyre. Të mos flasim për raste të pedagogëve që detyrojnë studentët të blejnë librat e tyre, apo ua marrin “haraçin” në mënyrë më të rafinuar, duke i detyruar që ata të marrin kurse private nga vetë pedagogu. Shumë të tjerë nuk shkojnë as në auditore të japin mesim, arsye për të cilën paguhen, por dërgojnë atje asistentët e tyre. Ka edhe nga ata që vijnë në universitete vetëm në kohën e sezonit të provimeve, me qëllim “vjeljen” e studentëve.
Kjo është më e pakta. Një student sot përballet me burokracinë e sekretareve në universitete, përballen me “ligjet” e shumta të rregulloreve të brendshme që janë bërë për t’ua nxirë jetën studentëve. Ambientet e universiteteve janë mbushur me të paaftë, të cilët janë aty se kanë paguar, prej partisë ose se kanë një mik të fortë.
Por, protesta e studentëve nuk ka vetëm për qëllim tarifën, sepse siç po e shikojmë, ministrja Nikolla po tërhiqet, sepse as ajo e as qeveria nuk dëshiron të ketë një përballje me studentët. Madje do plotësojë çdo kërkesë të tyre, vetëm për t’i qetësuar të gjithë.
A është kjo protestë politike?
Partiake jo, politike po, sepse vetë politika e çoi situatën në këtë pikë.
Kjo protestë duhet kanalizuar ndryshe dhe duhet të marrë një formë reagimi për çdo gjë ndodh në këtë vend. A fitojnë gjë studentët në fund të fundit edhe nëse qeveria së bashku me ministrinë, ua plotësojnë të gjitha kushtet?
Po, studentët do fitojnë tarifë më të ulët, por nuk kanë kushte të tjera për t’u zhvilluar në profesionet e tyre. Vetë studentët, pasi mbarojnë shkollimin detyrohen të përballen me injorancën e administratës shtetërore. Nuk mund të gjejnë vende pune dhe në këtë vend mbeten pa të ardhme. Zgjidhja e vetme mbetet ikja nga ky vend dhe më besoni, vitet e fundit kanë ikur nga Shqipëria shumë mjekë, studentë mjekësie, infermierë. Pse? Sepse këtu nuk ka asnjë mundësi për të ndërtuar një familje, një jetë. Shumë të tjerë e kanë braktisur shkollimin dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, sepse nuk kishin lekë për të përballuar shkollimin, një e drejtë që u takon të gjithëve.
Por jo vetëm kaq. Në Shqipëri është koha që vërtet të këtë një ndryshim të elitave. Ka 25 vite që në politikë, aty ku edhe mundet të zhvillohen politikat e ndryshimit për këtë vend, nuk ndodh asgjë. Janë të njëjtët njërëz, të njëtët persona që thjesht një herë në katër vite ndryshojnë karriget e njëri-tjetrit dhe nuk japin shpresë për asnjë person, qytetar që jeton në këtë vend. Koha e kësaj “elite” politike ka mbaruar. Ajo e pati kohën e mjaftueshme të tregonte se çfarë mund të bënte që prej viteve ‘90 e këtej. Pikërisht madhështia e kësaj proteste të sotme, që shumëkush e quan marrëzi, është se ajo po përpiqet të mos e “ndotë veten” me emisarë politikë që “rrëshkasin” nëpër strukturat e të rinjve, vetëm për të përfituar sadopak “kapital politik”, për urdhërdhënësit e tyre. Jo se nuk janë të mirëpritur, se edhe ata të njëjtat problem kanë, por nëse vijnë si të dërguar të liderve, pa dinjitet e guxim, atëherë, le të vazhdojnë lëpirjen dikur tjetër.
Tashmë duhet që fatet e këtij vendi t’i marrë në dorë një tjetër elitë. Një elitë më me shumë energji, me dëshirë, vullnet dhe ambicie për të ndërtuar politika për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kjo është koha e studentëve, është koha jonë. Nëse nuk është sot, kur do të jetë? Prandaj kjo “marrëzi” është madhështore…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38