Flash News

KRYESORE

Madonna humb gjyqin me ish-mikeshën e saj, letra e dashurisë del në ankand

Këngëtarja Madona ka humbur gjyqin ndaj ish-mikeshës së saj. Ajo kishte hedhur në gjyq Darlene Lutz, që mos të nxirrte në ankand sendet e këngëtares, përfshirë këtu një letër dashurie.

Mirëpo gjykatësi Gerald Lebovits e hodhi poshtë akuzën e ylli të popit, duke thënë se statuti i kufizimit për të rimarrë artikujt e saj kishte kaluar.

Letra e dashurisë Madonës i është dërguar nga Tupac Shakur, i cili  vdiq në vitin 1996.

Në letrën emocionale dërguar vite më parë, legjenda e RAP i shkruan se të qenurit njeri me ngjyrë vetëm do ta ndihmonte Madonnën në karrierën e saj, por imazhi i tij do të binte për shkak se do dilte me një grua të bardhë.

Madonna kohët e fundit ka folur publikisht për marrëdhënien e tyre sekrete. Këngëtarja dhe ish-mikesha e saj Lutz u zunë në vitin 2003.

Mediat e huaja shkruajnë se ankandi ku do të shiten gjërat personale të këngëtares do të mbahet në korrik.

 

Të fundit