Flash News

KRYESORE

Madridi kërkon zgjedhje të parakohshme në Katalonjë për t’i dhënë fund krizës

Madridi kërkon zgjedhje të parakohshme në Katalonjë për

Qeveria spanjolle i kërkoi sot separatistëve katalanas të shpërbëjnë parlamentin e tyre dhe të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme për të tejkaluar krizën mes Madridit dhe Barcelonës, që kërcënon të shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

“Do të ishte mirë që të fillohej të mbyllej plaga duke kaluar nga Parlamenti i Katalonjës (…) nëpërmjet zgjedhjeve rajonale”, deklaroi Inigo Mendez de Vigo, zëdhënës i qeverisë, gjatë një konference për shtyp të organizauar në përfundim të kërshillit të ministrave.

Spanja ka hyrë në një krizë të paprecedentë prej dekadash, pas zhvillimit të një referendumi ilegal për pavarësinë e Katalonjës dhe përdorjes së dhunës policore për ta penguar atë.

Të fundit