Flash News

KRYESORE

Maduro: Amerika fshihet pas ndërprerjeve të energjisë elektrike në Venezuelë

Maduro: Amerika fshihet pas ndërprerjeve të energjisë elektrike

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro hedh dyshimet se një prej hidrocentraleve kryesore që furnizon vendin me energji elektrike është vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike, të shtunën.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një mitingu anti-imperialist në kryeqytetin e vendit, Karakas. Ai tha se sulmi u bë duke përdorur armë hi-tech që vetëm Shtetet e Bashkuara i posedojnë dhe askush tjetër në botë.

Që nga e enjtja vendi ka përfunduar në errësirë ku 21 nga 23 qytete mbetën pa energji. Ky ‘sulm’ u quajt një sabotim sipas Maduros dhe premtoi të dënonte çdo person përgjegjës.

Ndërprerja e energjisë apo furnizimit me ujë, ngadalësimi dhe interferimi me aksesin në internet e madje edhe fikje të reaktorëve nuklearë mund të bëhen me qëllim të dobësimit të një vendi përpara një ndërhyrje konvencionale.

 

Të fundit