Flash News

KRYESORE

Maduro i adresohet popullit: ‘Grushti i shtetit’ është mposhtur

Maduro i adresohet popullit: ‘Grushti i shtetit’ është

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro i është adresuar popullit të martën në mbrëmje duke deklaruar se ushtria ka penguar grushtin e shtetit të organizuar nga “e djathta radikale” që, sipas tij, mbështetet nga “banda imperialiste e Donald Trump”.

Në video-konferencën e parë që pas shpërthimit të revoltës, Maduro akuzoi Juan Guaido, president i vetëshpallur, se po provokon konfliktin e armatosur brenda Venezuelës për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake nga jashtë.

Zhvillime priten edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që mediat e huaja raportojnë sot për rrezikun e një përplasje direkte midis forcave të Maduros me grupin e Guaido.

Me mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së presidentit të vetëshpallur për të dalë në rrugë dhe për të ndihmuar në rrëzimin e Maduros. Raportohet për të shtëna ndaj protestuesve, por nuk është e qartë nëse ka viktima dhe sa është numri i tyre.

SHBA, Brazili dhe disa vende të Amerikës Latine i dhanë dje mbështetje përpjekjes së Juan Guaidos për të rrëzuar Nicolas Maduron nga posti, qoftë edhe nëpërmjet grushtit të shtetit. Kuba, Rusia, Turqia dhe Irani e kanë dënuar këtë lëvizje.

Të fundit