Flash News

KRYESORE

Magazina përfshihet nga flakët, rrezikohet dhe banesa (FOTO)

Një magazinë me bazë ushqimore për kafshët është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Burime bëjnë me dije se magazina është në pronësi të shtetasit Lado Beshello. Për shkak të flakëve masive është rrezikuar dhe banesa e shtetasit Beshello, por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka vënë në kontroll flakët duke parandaluar më të keqen.

Fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarr rënies. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të fundit