Flash News

KRYESORE

"Magjistari" Messi, analizat mjekësore trembin Interin

"Magjistari" Messi, analizat mjekësore trembin Interin

Barcelona do të presë Interin në një ndeshje të madhe të Champions Leagues. Çështja e ditës në ambientet e katalanasve është aktivizimi i Lionel Messit, apo lënia e tij jashtë kësaj ndeshjeje. Argjentinasi u rikthye nga dëmtimi duke u dëmtuar sërish, ndërsa duket se do të rrezikojë për sfidën e Championsit.

Prestigjozja "Sport", e përditshme afër klubit bleugran, bën me dije se Messi jo vetëm që do të jetë i grumbulluar, por do ta nisë si titullar. Trajneri Ernesto Valverde do ta aktivizojë nga minuta e parë së bashku me Suarezin dhe Griezmanni duke formuar një 3 fantastike në sulm.

Aktivizimi i Messit ka futur në telashe dhe trajnerin e Interit, Antonio Conten, pasi ky i fundit duhet të ndryshojë krejtësisht strategjinë mbrojtëse të skuadrës së tij. Italianët do ta kenë pisk punën, sidomos nëse Messi do të jetë në formë të mirë.

Të fundit