Flash News

KRYESORE

Magjistratura/ Borchardt-kandidatëve të rinj: Luftoni defektet e sistemit aktual të drejtësisë

Magjistratura/ Borchardt-kandidatëve të rinj: Luftoni defektet e

Kryetari i prezencës së OSBE, ambasadori Bernd Borchardt ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomitit të kandidatëve të rinj, në Shkollën e Magjistraturës.

Borchardt i inkurajoi kandidatët e rinj për prokuror dhe gjykatës të luftonin defektet aktuale të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke investuar më tepër në këtë drejtim. Ambasadori theksoi se ata i pret një përgjegjësi e madhe, si dhe barra e asaj çfarë shqiptarët presin prej tyre.

“Duhet luftuar defektet aktuale të sistemit drejtësië, ju inkurajoj si brezi i ri i prokuroeve dhe gjyaktësev që të investoni në sistemin e drjetësisë.

Pritjet janë të mëdha dhe të gjithë kanë besim te ju, keni përgjegjësi të madhe përpara.

Cdo vendim që do merrni do përmirësojë njohjen tuaj, e të shkojë në kuadër të sundimit të ligjit.

Çdo vit dalin prokurorë e gjykatës të rinj, kemi bërë trajnime për profesionistët e drejtësisë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë edhe më tej. Kemi dhënë mbështetjen tonë për projektet trajnuese në vijim”, tha Borchardt.

Të fundit