Flash News

KRYESORE

"Mahnitem me Zidane, më thërret në zyrë e më tregon si luajta"

"Mahnitem me Zidane, më thërret në zyrë e më

Rodrygo la Santosin në korrik dhe u transferua te Real Madrid për shumën e 40 milion eurove. 19-vjeçari ofensiv ka bindur trajneri Zidane me kualitetin që zotëron dhe deri tani është aktivizuar në 17 ndeshje.

Sulmuesi i djathtë ia ka dalë të realizojë 6 gola mes kampionatit dhe Champions League, teksa debutoi me Brazilin në miqësoren e nëntorit kundër Argjentinës. Rodrygo ka dhënë një prononcim për ESPN, duke treguar emocionet e aktivizimit me Realin dhe kombëtaren, ndërsa zbulon edhe këshillat që merr nga Zidane.

“Kur ndodhem në dhomat e zhveshjes dhe shoh fanellën time. I them vetes: ‘Uau, jam pjesë e Realit'. Gjithsesi, më duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Zidane? Ai është shumë i sjellshëm, bisedon shpesh me mua dhe më jep këshilla. Më thërret në zyrën e tij dhe më tregon se çfarë nuk ka shkuar në fushë".

Të fundit