Flash News

KRYESORE

Maisie tregon aksidentalisht në show: Arya vdes në episodin e dytë

Maisie tregon aksidentalisht në show: Arya vdes në episodin e

"Game of Thrones" starton zyrtarisht sezonin e tij final me episodin e parë me 14 prill. Aktorët e kastit janë ftuar në emsione të ndryshme për të promovuar serialin por edhe për të treguar mbi eksperiencat e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.

E ftuar në "The  Tonight Show Starring Jimmy Fallon", Jimmy ka këmbëngulur qe Maisie që luan rolin e Arya Stark në serial, të tregojë diçka të vogël nga seriali.

Ajo duke treguar momentin e ndarjes nga kasti, kur të gjithë po përshëndeteshin me njëri-tjetrin, aksidentalisht i shpëton se Arya vdes që në episodin e dytë. E gjithë kjo është përjetuar shumë nga aktorja e cila ka kërkuar ta presin këtë pjesë.

Por në fakt, e gjitha kjo skenë është bërë në kuadër të një shakaje për 1 prillin dhe Maisie si një aktore profesioniste, ka aktruar në mënyrë të shkëlqyer, duke i bërë të gjithë të pranishmit në studio ta besojnë.

Të fundit