Flash News

KRYESORE

Majko: Ilir Metën e kemi zgjedhur ne

Majko: Ilir Metën e kemi zgjedhur ne

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, tha se është dakord për rezolutën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, por kujtoi se ai është produkt i socialistëve.

"Presidenti ka ushtruar një të drejtë të cilën nuk e ka në Kushtetutë. Teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradimin  në regjim. Kjo situatë është pasojë e vendimeve të opozitës.

Presidenti ka gabuar, pasi ka krijuar një problem që ka pohuar krizën, por jo zgjidhjen. Qëndrimi i kuvendit ka rëndësi, pasi ne jemi republikë parlamentare. Ilir Meta është zgjedhur president nga PS. Ai është produkti ynë. zgjidhja është te vajtja te kutia e votimit. Nëse opozita dot ë fitonte te kutia e votimit të zgjedhjeve lokale, atëherë partia socialiste nuk ka pse të qëndrojë më në pushtet. Nga vota erdhëm, nga vota duhet që të ikim”, tha Majko në parlament.

Të fundit