All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Majko me qëndrime kontradiktore; herë mbështet studentët, herë qeverinë

Majko me qëndrime kontradiktore; herë mbështet studentët,
All - Paragraf - 1

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është shfaqur me dy qëndrime te ndryshme sa i takon gjendjes në vend. Teksa ka komenton 8 dhjetorin, ai falënderon studentët, të cilët po protestojnë prej katër ditësh duke nënkuptuar së në vend kërkohen ndryshime.

All - Paragraf - 3

“Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, dhe Ditën e Ndryshimit. Sot "ndryshimi" lëviz midis një të majte reflektuese dhe një të djathte përkujtuese. Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin.

Sot studentët dhe politika “festojnë" të ndarë. Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh. E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur”, shkruan Majko në ‘Facebook’.

Megjithatë, qëndrimi i sotëm bie në kundërshtim më deklaratën e dhënë 1 javë më parë në emisionin “A”, të Adi Krastës, ku u shpreh se vendit nuk i nevojitën ndryshime, pasi nuk është duke kaluar ndonjë krizë ekonomike.

“Mendoj se kanë ndryshuar të paktën dy gjëra. Ka ndryshuar marrëdhënia e qytetarit me ekonominë. Nuk janë më qytetarët që diskutonin ekzistencializmin e viteve ’90. Sot jo të gjitha punët mund të jenë punë të kërkuara në Shqipëri dhe një pjesë e familjeve në një mënyrë a një tjetër bëjnë një jetë të dyfishtë. Në ç’kuptim të dyfishtë?! Dikush ka një vëlla, dikush ka një motër, dikush ka një kushëri apo një fëmijë që është jashtë vendit. Afërsisht gjysma e popullsisë është jashtë dhe kjo jetë e dyfishtë me Gjermaninë, me SHBA-të, me Kanadanë ka rritur presionin dhe sot ti nuk ke njerëz që bëjnë kërkesa për të qenë diçka më mirë se ç’kanë qenë. Ti sot ke kërkesa për të qenë një qytetar europian normal”, u shpreh ai.

Pyetja është: cilin Majko të besojmë, versionin e parë apo të dytë?

Të fundit