Flash News

KRYESORE

Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga Irani

Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga Irani

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga konflikti SHBA-Iran, pavarësisht se në vendin tonë strehohen 3 mijë muxhahedinë, të cilët janë pjesë e opozitës iraniane.

E pavarësisht kësaj, ai mendon se shqiptarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Kalimi nga Lindja e Mesme në Europë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër mendohet e tjetër bëhet. Ajo që po ndodh tani duket si përplasje, por do të jetë histori konflikti tepër e gjatë”, u shpreh Majko për Top Channel, që shtoi se “Teherani është një xhandar rajonal, që prodhon impakt shumë negativ”.

Irani sulmoi me raketa dy baza amerikane në Irak, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani nga forcat amerikane.

Ndërkohë që sot lideri suprem i Iranit Ali Khamenei kërcënoi dhe e quajti Shqipërinë “një vend shumë të vogël, por shumë të keq evropian”.

Të fundit