Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Majko me Senatorin amerikan: Po planifikojmë organizimin e një konvente për diasporën shqiptare
Një takim me perspektiv për të ardhmen është zhvilluar ditën e sotme mes Ministrit të Shtetit dhe Diasporës, Pandeli Majko dhe Senatorit të shtetit të Miçiganit, njëkohësisht edhe Kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Senat, Gray Peters. Kryefjala e takimit ishin sigurisht shqetësimet e diasporës, por ministri Majko ka thënë se janë duke u zhvilluar përpjekje të vazhdueshme dhe bashkëpunime me qeverinë shqiptare për të forcuar marrëdhëniet me diasporën shqiptare kudo në botë.
Majko nuk harroi të përmendte edhe rëndësinë që qeveria i kushton komunitetit shqiptar në SHBA.
“Po punojmë për të mundësuar një koordinim më të mirë të shqiptarëve jashtë vendit, jo vetëm për një përfaqësim më të madh të tyre në vendin pritës, por edhe krijimin e lidhjeve më të forta mes anëtarëve të komunitetit”, u shpreh Ministri, sipas të cilit kjo do të mundësojë ruajtjen e identitetit kombëtar.
Por as senatori Peters nuk është treguar neglizhet, përkundrazi ai u shpreh se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Miçigan janë pasuri për shtetin. Ai bëri të ditur se do të vizitojë Shqipërinë së shpejti. Senatori iu referua rastit të disa të rinjve shqiptarë, të cilët pavarësisht shkollimit e kualifikimit profesional, rrezikojnë deportimin nga mos arritja e një marrëveshje për DACA-n, programi që mbron mijëra emigrantë ne vend.