Flash News

KRYESORE

Majko takohet me ministrin e Brendshëm të Greqisë, Skouletis: Mbrojtja e komunitetit shqiptar, prioritet i qeverisë greke

‘Mbrojtja e emigranteve dhe sidomos komunitetit shqiptar është prioritet i qeverisë greke.’

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm grek, Panagiotis Skouletis, gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Diasporën,  Pandeli Majko në Athinë.

Ndërsa e vlerësoi qeverinë greke për dashamirësinë e treguar ndaj të huajve, e kryesisht shqiptarëve,  Majko e vuri theksin tek ripërtëritja e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri i Shtetit për Diasporën përmendi takimet e fundit mes Ministrave të Jashtëm dhe Kryeministrave grekë e shqiptarë, që siç tha, përcollën mesazhe shumë te qarta për lidhjet dypalëshe.

‘Të dyja shtetet kanë një të ardhme të përbashkët’, u shpreh Majko.

Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi më shumë vëmendje ndaj temave të thjeshta, të tilla si mësimi i gjuhës shqipe.

Lidhur me këtë çështje, Ministri i Brendshëm grek pohoi se ruajtja e gjuhës është shumë e rëndësishme. Ministria e brendshme greke ka krijuar një pozicion te ri, Sekretari i Posaçëm për çështjet e nënshtetësisë, i cili gjate takimit u kujdes të siguronte Ministrin se po punojnë për lehtësimin e procedurave për integrimin e fëmijëve në shoqërinë greke.

Ministri i brendshëm grek u shpreh gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Greqisë në përpjekjen për tu integruar në BE.

Ministri Majko zhvilloi një takim edhe me Avokatin e Popullit në Greqi,  Andreas I. Pottakis, ku problematikat e komunitetit shqiptar në Greqi ishte në fokus të bisedimeve.

Të fundit