Flash News

KRYESORE

Majko uron Metën: Me krahë të lehta, historitë e fushatës kanë mbaruar

Majko uron Metën: Me krahë të lehta, historitë e

Kanë qenë të shumta figurat politike të cilët kanë uruar Presidentin e ri Ilir Meta në marrjen e detyrës. Pandeli Majko ka qenë një  prej tyre i cili ka bërë një urim të veçantë.

"Me krahë të lehta Metës, historitë e fushatës kanë mbaruar".Kështu u shpreh ish-kryeministri socialist Pandeli Majko në mbyllje të seancës së bvetimit të Ilir Metës si President.

 I pyetur nëse PS do jetë dyshuese ndaj Presidencës së Metës, Majko tha se historitë e fushtës zgjedhore janë lënë pas. 

"Z.Majko e uruat Metën?

Sigurisht, me krahë të lehta. 

Keni dyshime?Jo, çfarë dyshimesh?

Keni shkëmbyer replika...

Këto mbyllen, hapim një histori tjetër. Sot është një ditë e veçantë. "

Të fundit