Flash News

KRYESORE

Majlinda Bregu mbetet pa punë, mbyllet shkolla verore

Majlinda Bregu mbetet pa punë, mbyllet shkolla verore

Me mbylljen e shkollës verore të Integrimit, përfundon dhe karriera e Majlinda Bregut si deputete ne Kuvendin e Shqipërisë.

“Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh, të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh” me këtë citim të Churchill, Bregu deklaron se nga nesër do të jetë e papunë.

Komisionari Johanes Hanh nëpërmjet një video ka përshëndetur shkollën verore duke thënë se integrimi kërkon punë të palodhur, vazhdimësi dhe dialog intensiv.

“Dita e fundit e punës me mandatin e parlamentit, që do të thotë që duke filluar nga nesër jam e papunë. Por sikurse thotë Churchill dhe kjo është një mundësi shumë e mirë dhe do mundohem të përmirësohem sepse të përmirësohesh thotë Churchill do të thotë të ndryshosh, pra që të jesh i përsosur duhet që të ndryshosh vazhdimisht” tha Bregu.

Të fundit