Flash News

KRYESORE

Majlinda Bregu me post të ri? “Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama”

Majlinda Bregu mund të marrë shumë shpejtë një detyrë të re. Portali ‘Dritare’ raporton se Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë. Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.

Sipas këtij portali, shkresa e kandidimit të ish-ministres demokrate të Integrimit është firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Detyra e fundit që Bregu kishte pasi i mbaroi mandati i deputetes ishte ajo e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian. Vitin e kaluar u përfol se kryeministri Rama preferon Bregun për postin e kryenegociatores së Shqipërisë me BE-në, por që nuk ishte mirëpritur nga drejtuesit e PD-së.

Gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim nga zonja Bregu apo qeveria për këtë propozim të fundit.

Të fundit