Flash News

KRYESORE

Majlinda Kelmendi vlerësohet me çmimin e rëndësishëm nga Federata e Xhudos

Majlinda Kelmendi vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi është nderuar edhe me një tjetër çmim të madh.

Ajo është shpallur fituese e çmimit “Xhudistja më e mirë e sotme” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Ky çmim për kampionen olimpike është ndarë në Budapest të Hungarisë, në një ceremoni, një ditë para Kampionatit Botëror në Xhudo.

Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, duke thënë se ishte ai i cili i mundësoi Kosovës pranimin në Komitetin Olimpik.

Trajneri i Kelmendit, Driton Kuka duke folur për rëndësinë e këtij çmimi, ka thënë se ky çmim është i barasvlershëm me “Topin e Artë” në futboll.

Të fundit