Flash News

KRYESORE

Majlinda Keta për Lindita Nikollën: Gotën e kishte të krisur, e ka më të rëndë Besa Shahini

Majlinda Keta për Lindita Nikollën: Gotën e kishte të

Majlinda Keta, ish-kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, ka ironizuar "gotën" e ish-ministres Nikolla. Dhe ajo shton se ministrja e re, Besa Shahini, e ka gotën më të rëndë.

Sipas pedagoges Keta, ligji i arsimit të lartë duhet amenduar, si e vetmja mënyrë që të kriza të zgjidhet.

Keta foli dhe për protestën studentore duke thënë:

"Duket si një protestë studentore, por në brendësi ajo ishte një protestë nga mënyra sesi qeveriset edukimi dhe arsimi, e arsimi i lartë në veçanti."

Propozuesja e emrit të Lindita Nikollës për hyrjen e saj në politikë, thotë se nuk ka arsye pse të bëjë meakulpa, pasi shpreh bindjen se ish Ministrja e Arsimit nuk ka qenë e lirë për të përzgjedhur stafin saj.

Të fundit