Flash News

KRYESORE

Makaronat mund të konsumohen edhe pa shtuar kg. Mënyra si duhet vepruar

Makaronat mund të konsumohen edhe pa shtuar kg. Mënyra si duhet

Konsumimi i moderuar i brumërave ose makaronave mund të bëjë që të mos shtojmë kg të tepërt. Revista Class flet për një studim i cili thekson se mënyra që të mos shtojmë ata kilogramët e tepërt është duke i ftohur.

Kjo ka të bëjë me krijimin e nishestesë rezistente. Karbohidratet e përpunuara, që ndodhen në bukën e bardhë, biskota dhe kek, përthithen lehtë nga trupi, duke lejuar kaloritë e tyre të depozitohen lehtësisht si yndyrë, dhe duke u djegur shumë më lehtësisht si energji.

Në fakt po të vërejmë me vëmendje, po t’i lësh patatet, orizin ose makaronat të ftohen në frigorifer, krijohet niseshteja për shkak të ndryshimeve në zinxhirin molekular të ushqimeve. Nëse kombinon një burim niseshteje rezistente me një burim proteinash, është gjetur që shpejton djegien e yndyrave. Po ashtu është zbuluar dhe që niseshteja rezistente vepron si një prebiotik i fuqishëm, duke forcuar shëndetin e zorrëve

"Disa popullsi dhe kultura kanë përfituar nga niseshteja rezistente prej kohësh", ka thënë për revistën Time studiuesi Paul Arciero.

Të fundit