Flash News

KRYESORE

Makina aksidenton kalimtarin në Vlorë, ndërron jetë në spital

Makina aksidenton kalimtarin në Vlorë, ndërron jetë në

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Një makinë tip BMW me targa AA 469 SV përplasi një kalimtar në lagjen “10 korriku”, teksa ky i fundit po kthehej nga pazari.

Ndonëse u dërgua me urgjencë, personi i aksidentuar ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Shoferi i mjetit që u përfshi në aksident është shoqëruar nga policia.

Të fundit