Flash News

KRYESORE

Makina bie në det, vdes shqiptari

Makina bie në det, vdes shqiptari

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti. Sipas mediave greke, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Makina përplasi një 40-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar.

Automjeti përshkoi edhe disa metra dhe më pas u rrëzua në det. Për pasojë drejtuesi i mjetit humbi jetën menjëherë ndërkohë që 40-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Fatkeqësisht, shqiptari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të plagëve të rënda. Së bashku me 40-vjeçarin shqiptar, në momentin e aksidentit ishte edhe vëllai i tij të cilët po peshkonin bashkë, por fatmirësisht nuk pësoi asnjë lëndim.

Të fundit