Flash News

KRYESORE

Makina bie në humnerën e Shkopetit, një i vdekur

Makina bie në humnerën e Shkopetit, një i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Burrel-Tiranë, në Shkopet.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë, raporton News 24. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë lagështira si pasojë e shiut të dendur. Shkopeti njihet si një vend i rrezikshëm dhe burim aksidentesh.

“Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, njofton Policia.

Të fundit