Flash News

KRYESORE

Makina bie në lumë, nxirret pas disa orësh trupi i pajetë i 24-vjeçarit

Makina bie në lumë, nxirret pas disa orësh trupi i pajetë i

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident në aksin nacional Malqi-Korçë, ku një makinë ka dalë nga rruga duke rënë në lumë.

Mjeti me targa AA527VK drejtohej nga 24-vjeçari Gjergji Elmazi, nga Maliqi, i cili për disa orë ngeli i bllokuar, e më pas ka ndërruar jetë.

Edhe pse në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë dhe Zjarrfikëses, është dashur ndërhyrja e polumbarëve për të nxjerrë trupin e të riut.

Nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti por policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit