Flash News

KRYESORE

Makina bie nga ura, humb jetën e moshuara

Makina bie nga ura, humb jetën e moshuara

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Urën e Pesjakës në zonën e Maqellarës në Dibër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:18 minuta, ndërsa ka humbur jetën një 79-vjeçare e cila ishte pasagjere në makinën që u aksidentua.

"Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se  në vendin e quajtur “Ura e Pesjakës", ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP, me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital,  dhe nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, ku fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital", sqaron policia.

Të fundit