Flash News

KRYESORE

Makina-bombë shpërthen përpara pallatit presidencial, Ivica Daçiç i shpëton sulmit

Makina-bombë shpërthen përpara pallatit presidencial, Ivica

Një makinë-bombë ka shpërthyer përpara pallatit presidencial në Somali, gjatë kohës që presidenti Muhamedom Abdulahi Muhamedom po zhvillonte një takim me Ivica Daçiç, ministrin e Jashtëm të Serbisë.

Një prej grupeve ekstremiste që vepron në shtetin e varfër afrikan shpërtheu bombën duke shkaktuar disa të vdekur.

Ministri Daçiç ka deklaruar pas sulmit se nuk u frikësua nga shpërthimi, madje i ka treguar presidentit somalez se është mësuar me to gjatë luftës së Kosovës. “Ne jemi mësuar, na kanë bombarduar më parë”, raportohet të jetë shprehur Daçiç brenda rezidencës, e cila nuk u evakuua pavarësisht sulmit.

Të fundit