Flash News

KRYESORE

Makina del nga rruga, aksidentohet shoferi në Vlorë

Makina del nga rruga, aksidentohet shoferi në Vlorë

Ditën e sotme një aksident ka ndodhur rrretho orës 11:25 në aksin rrugor Vranisht – Bolenë.

Nga verifikimi paraprak i policisë, bëhet me dije se nje mjet kamionçin me drejtues mjeti M.Gj., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe po bëhet transportimi i tij për në Spital.

Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor janë duke shkuar në vendngjarje për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes.

Të fundit