Flash News

KRYESORE

Makina del nga rruga dhe përplaset me murin e lokalit, plagosën burrë e grua

Makina del nga rruga dhe përplaset me murin e lokalit, plagosën

Burrë e grua janë plagosur këtë mëngjes në një aksident automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë.

Sipas policisë, një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një lokali.

Për pasojë, dy personat që udhëtonin në mjetin ‘Ford’ janë plagosur, por janë jashtë rrezikut.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë, Elbasan, shtetasi K.H, 31 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, duke drejtuar mjeti tip "Ford" , me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali që ishte në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij shtatasja F. H., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, sqaron policia.

Të fundit