Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi në aksin Shkozet –Plepa

Një perosn ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ndodhi në aksin Shkozet-Plepa, ku makina tip ‘Renault’ ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore dhe për pasojë humbi jetën shoferi, i identifikuar si Erjan Beli.

Policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes.