Flash News

KRYESORE

Makina del nga rruga në Fushë-Krujë, reportohet për dy të vdekur

Makina del nga rruga në Fushë-Krujë, reportohet për dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë, teksa sipas raportimeve dy persona kanë humbur jetën kur një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë i përmbysur pranë fshatit Bura në njësinë administrative Nikël.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pasur probleme shëndetësore çka kanë sjellë humbjen e kontrollit të mjetit.

Emrat e dy personave jane: Islam Malja dhe Lindita Malja.

Të fundit