Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Një aksident ku është përfshirë një automjet i policisë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14: 10 pranë sheshit “Pranvera” në afërsi të kryqëzimit të lokaleve të zona e Lulishtes.
Automjeti i patrullës është përplasur me një automjet luksoz tip“Benz” me targa AA 353 NH.
Sipas të dhënave të para, mësohet se nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale tek të dyja mjetet.
Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë zonë, ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për lirimin e trafikut.
“DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Do të jenë ekspertët ata që do të përcaktojnë shkaktarin e këtij aksidenti, por ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet, automjeti i uniformave blu ka qenë në parakalim.