Flash News

KRYESORE

Makina humb kontrollin dhe bie në lumin Shkumbin, humb jetën 35-vjeçari

Makina humb kontrollin dhe bie në lumin Shkumbin, humb jetën

Një person ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik, gjatë orëve të natës së mbrëmshme.

Sipas policisë, makina tip “Benz”, ka dal nga rruga Elbasan – Peqin dhe ka përfunduar në Shkumbin, duke shkaktuar vdekjen e shoferit S.S., 35 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi  S.S., 35 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe  ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses  bënë të mundur nxjerrjen e mjetit  nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Të fundit